Ndërro gjuhën:|SHQ|EN|MK|contactKontakte|Kërko:
 
Përkrahje financiare për studentët që studiojnë në UEJL

UNIVERSITETI I EJL TETOVË
ZYRA PËR NDIHMA FINANCIARE

APLIKIM NË PROGRAMIN ’’PUNË - STUDIME’’
PËR VITIN AKADEMIK 2008/2009

Si pjesë e pakos së ndihmës financiare UEJL edhe gjatë vitit akademik 2008/09 do t’ju mundësojë studentëve që të angazhohen në programin ’’Punë – studime’’ sipas kushteve të mëposhtme:

  • Paga e studentit nuk mund të tejkalojë koston e mësimit
  • Studentëve të angazhuar në këtë program u lejohet të punojnë më së shumti 15 orë në javë.
  • Përzgjedhja e studentëve bëhet në bazë të nevojës për ndihmë financiare dhe aftësive

Në kuadër të këtij programi studentëve do tu mundësohet që të punojnë maksimum 15 orë në javë dhe shuma e fituar do të llogaritet VETËM për pagesë të shkollimit.

Departamentet ku do të munden të angazhohen studentët janë:

  1. Qendra kompjuterike
  2. Bibliotekë
  3. Qendra e kopjimit
  4. Zyra e regjistrit
  5. Mirëmbajtje
    • Pastrim
    • Gjelbërim
    • Mirëmbajtje teknike
    • Zërim
  1. Qendra e Karrierës
  2. Sigurimi
  3. Rektorat
  4. E-Center (Angel)
  5. Instituti për ambient jetësor
  1. Departamenti IT-së
    • IT - Demostrator
    • IT - Support
    • CST Laboratories
    • IT – Support (Ocontacts.seeu.edu.mkrari)
  2. SEEU Alumni
  3. Qendra e gjuhëve
  4. Operator Telefonik
  5. Qendra e biznesit
  6. Disability Assistance
  7. Shërbimi Studentor
  8. Asistencë administrative në fakultete

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e UEJL-së, përveç:

a). Studentëve që vitin paraprak akademik kanë qenë të angazhuar në programin ’’Punë-                  studime’’
b). Studentëve që janë të akorduar me bursë apo ndihmë financiare nga cilido fond në vitin paraprak dhe vijues akademik

    • Angazhimi në këtë program do të bëhet sipas kritereve:
      • Nevoja për ndihmë financiare
      • Aftësitë për vendin e punës
    • Kriteri i parë (Nevoja për ndihmë financiare) duhet të verifikohet në bazë të dokumentacionit të sjellë
    • Kriteri i dytë (Aftësia për vendin e punës) do të verifikohet në intervistat  që në veçanti do të mbahen  me një numër të caktuar të aplikuesve pas përzgjedhjes  në bazë të kriterit të parë

*   Lista e terminëve për intervistë, për ç’do vend pune do të shpallet në muajin shtator në  Sportelin për Ndihma Financiare, ndërtesa (802). 

  • Aplikacionet mund të merren ketu(Aplikacioni) dhe te Sporteli për Ndihma Financiare, ndërtesa (802.06) ku edhe duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar
  • Afati për aplikim – nga 02. 06. 2008 deri me 13. 06. 2008
  • Për studentët e rrinj (brucoshët) afati i aplikimit është       nga 01. 09. 2008 deri me 10. 09. 2008

 Angazhimi i studentëve në punë do të bëhet nga 01. 10. 2008

©2007 Universiteti i Evropës Jug-Lindore . All rights reserved.